Kryeministri Edi Rama kërkoi votat te shqiptarët e Kretës në 11 maj, për të bërë realitet, siç tha ai, anëtarësimin e vendit në BE.

“Këshilla” e kreut të qeverisë ishte “braktisni bufin dhe kënetën”, duke iu referuar kryetarit të PD, Sali Berisha dhe opozitës që ai kryeson.

Kritikave se integrimi në familjen e madhe europiane nuk u arrit as pas 12 viteve në pushtet, Rama iu përgjigj se Tirana i hapi negocitatat vetëm 1 vit më parë.

Edi Rama: Nëpër rrugët e Kretës keni edhe ju ata të kënetës e kur t’ju thonë pse nuk e futi 12 viteve Rama në BE Shqipërinë, thojini i hapëm negociatat vjet. Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e kanë nisur shumë më parë se ne proces. E nisëm duke i parë ne nga mbrapa, sot i shohim ne nga prapa. Atyre të kënetës që ju dalin nëpër cepa të lagur, jepuni një peshqir, thajuani flokët, jepuni dorën ngrohini zemrën dhe thojini të braktisin bufin dhe kënetës, fanellën partiake dhe të vishen të gjithë kuq e zi më 11 maj.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb