TIRANE- Deputeti i PD, Ervin Salianji ka komentuar akt ekspertizen e ardhur nga Anglia për audio përgjimin që pretendohet se implikon vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj në trafik droge.

I ftuar në emisionin ‘Open’ në TCH, deputeti i PD tha se prokuroria në mënyrë të qëllimtë nuk ka marrë regjistrimet origjinale për ekspertizën, por ka marrë regjistrimet e pamjeve nga mediat, ndonëse kishte në dispozicion materialin origjinal.

“Regjistrimet s’janë origjinale thotë akte-ekspertimi. Janë marrë nga pamjet e mediave. Pra prokuroria ka çuar një material të marrë nga mediat për të ulur cilësinë e zërave. Pra prokuroria në mënyrë të qëllimtë e ka marrë aktin nga mediat, ndërkohë që ka materialin origjinal që i ka çuar gazetari dhe ato që ka marrë nga ne (PD). Prokuroria ka çuar disa aktorë, një Argon Hyseni dhe një Fredi Alizoti për ta ngarruar. Loja që ka bërë prokuroria është se zëri i Agron Xhafajt, sipas ekspertes private britanike, nuk është në kushtet e duhura”-tha Salianji.

Nga analiza e tabulateve rezulton se përpara se të publikohej audio-përgjimi, fillimisht Albert Veliu ka kontaktuar me Ervin Salianjin në datën 20 tetor të vitit 2017 dhe më 21 tetor 2017, ai ka vendosur kontakt edhe me gazetarin Jetmir Olldashi.

Salianji pranoi se ka marrë telefonata nga një numër i panjohur, por thotë se nuk është përgjigjur.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb