Gazetari Aulon Kalaja deklaroi se në Shqipëri ka gazetarë që paguhen nga Irani.
Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24, ndërsa analizoi rrezikun e sulmeve nga Irani, një alarm i shtuar edhe pas paralajmërimeve nga ambasada e SHBA, një ditë më parë, Kalaja solli në vëmendje një tjetër çështje. Ai denoncoi se në Shqipëri ka gazetarë që paguhen dalin në studio televizive, por edhe japin informacione.
“Në Shqipëri ke gazetarë që paguhen nga Irani. Nga regjimi iranian. Ka disa gazetarë që paguhen japin edhe informacion. Besoj i keni parë edhe nëpër studio. Thonë që Irani do të fitojë luftën”, tha më tej Kalaja.
