Kandidati i PD-së në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja është paraqitur në SPAK këtë të premte. Kandidati i opozitës më 11 maj pretendon se i janë vjedhur votat.

Kalaja 10 ditë më parë dorëzoi në SPAK dy kallëzime: një për hapjen e kutive në qarkun e Durrësit dhe një për shpërdorim detyre të KAS dhe anëtarëve të tij.

Sipas Kalasë, anëtarët e KAS nuk hapën kutitë e caktuara, sipas vendimit që kishin marrë vetë.

Aulon Kalaja është shprehur për mediat se nuk do të ndalet në betejën e tij për mbrojtjen e votës së lirë.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: