Auron Tare ka sjellë pasazhe nga Faik Konica dhe gramafoni i përdorur prej tij.

Postimi:

Jo shume larg Sarajit te rrenuar te Hysen Bej Shishkos, ne nje shtepize modeste prane nje tavoline te vjeter druri, tymos cigare te dredhura me dore, Christopher King.

Fitues i cmimit Grammy ne Muzike, Chris King ka zgjedhur te vendoset ne kete cept te vogel te Greqise se Veriut shume prane kufirit me Shqiperine. Nga dritaret e hapura ku duket fusha e gjelbert e Konices dhe pejsazhet e Leskovikut, degjohen murmurimat e kengeve te e zezakeve te Misisipit apo tingujt e rralle te klarinetes Epirote.

I rrethuar nga koleksioni tij unikal i muzikes, ai studion nder te tjera edhe muziken e Shqiperise se Jugut. Autor i shume artikujve dhe prodhues i disa disqeve me muzike nga Shqiperia, Chris King eshte nje nga studiuesit e rralle te familjes muzikore Leskoviku ne vecanti Hafize dhe Ajdin Leskoviku. ( sebashku me V. Tole)

Pas nje serie disqes te viteve 1920, King nxjerr nga arkivi diskun e pare me Muzike shqiptare te prodhuar ne Rumani me 1906.

Ne cepin e dhomes ndodhet nje gramafon i madh mbi 100 vjet ne gjendje te shkelqyer pune i cili shperndante muziken elegante te Jugut.
King jeton ne nje menyre eksentrike i rredhuar nga qindra zera qe dikur i perkisnin muzikanteve te njohur apo te harruar nga brigjet e Missisipit, ne lagjet e zeza te Chicagos e deri ne Leskovikun e vogel te rrethuar nga vreshtat.

Tani te gjithe jane zhdukur por zeri i tyre ende jeton ne kete shtepize te vogel te Konices. Cdo mengjez, Ai del ne kembe per te ecur perqark Sarajit te rrenuar te Bejlereve te Konices por ende nuk e dinte se ne ato Saraje kishte lindur nje admirues i rafinuar i muzikes boterore.

Beu i letrave shqip, Faiku i cili ne muzgun e jetes se tij udhetonte gjithmone me gramafonin e tij te stermadh i cili habiste shpesh sherbyesit e hoteleve ku ai qendronte. Gramafoni prej druri i King i cili ka ardhur nga Virxhinia, duket sikur sjell ne kohe Gramafonin e Faikut.

Ashtu i stermadh i me nje leve qe e rrotullon me dore per te prodhuar muziken e disqeve te vjetra. Fati eshte i cuditshem. Jo shume larg ne distance nga Shtepia e Faikut degjohen pernate tingujt e Gramafonit te amerikanit King. Edhe pse jetojne ne epoka te ndryshme, Faik Beun dhe Chris King e lidh nje energji mistike, eksentrizmi i jetes prej asketesh dhe besimi se Muzika eshte ajo fije e padukshme qe zhduk kufinjte dhe bashkon njerzit ne kohe dhe distanca tokesore.

ne 2 Korrik ne Sheshin e Leskovikut Fituesi i Cmimit Grammy, Christopher King do te prezantoje perpara banoreve te Leskovikut historine e muzikes se Leskovikut sipas disqeve te prodhura ne fillimin e shek te xx.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: