Autoritetet australiane kanë konfiskuar një sasi të madhe droge më vlerë rreth 1 miliard dollarë në formën e metamfetaminës ose akullit të futur në qese silikoni që përdoren për gjoksin por edhe ngjitësa.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se u sekuestruan 720 litra metamfetaminë e lëngshme dhe katër persona janë akuzuar si të dyshuar për përfshirjen e tyre në importimin dhe prodhimin e drogës.

Droga u gjet në një anije që po hynte në Sidnej nga Hong Kongu. Zyrtarët thanë se operacioni filloi në dhjetor të vitit të kaluar, kur Forcat Kufitare ekzaminuan një enë të anijeve nga Hong Kongu.

Metamfetamina është çështje shumë problematike në Australi. Që nga viti 2007, numri i përdoruesve është dyfishuar në rreth 200 mijë persona.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: