AUSTRALI-Një grua australiane ka gjetur në shtëpinë e saj në Melbourne një gjarpër–tigër, i cili ishte fshehur pikërisht në pemën e Krishtlindjeve.
Gruaja ka ruajtur qetësinë dhe ka kërkuar ndërhyrjen e një zbutësi gjarpërinjsh. ‘Ishte një gjarpër- tigër. Janë vërtetë vdekjeprurës, por vetëm nëse i ngacmon, ka komentuar profesionisti, Barry Goldsmith.
Me siguri ka hyrë nga ndonjë derë e lënë hapur, por gruaja me emrin Cheril ka reaguar me gjakftohtësi. Bëri një foto dhe ma dërgoi. Pas 20 minutash unë arrita ta vendos zvarranikun në një thes’.
Në Australi jetojnë rreth 25 lloje gjarpërinjsh, ndër më helmuesit në botë, mes tyre edhe gjarpri tigër, i cili mund të arrijë deri në 2.9 metra gjatësi dhe zakonisht gjendet në zonat bregdetare.
(da.xha/BalkanWeb)
