Australia ka prezantuar paketën e parë të sanksioneve kundër shtetasve rusë të dyshuar për korrupsion.
Gjithashtu sanksione janë vendosur edhe kundër atyre që autoritetet australiane i konsiderojnë si bashkëpunëtorë në vdekjen e avokatit Sergei Magnitsky, kështu ka njoftuar ministrja e Jashtme australiane, Maris Payne.
“Ky është grupi i parë i listave nën kuadrin tematik të sanksioneve të qeverisë Morrison, të cilat synonin individë rusë përgjegjës për korrupsionin e zbuluar nga Sergei Magnitsky dhe bashkëpunëtorë të përfshirë në vdekjen e tij,” thuhet në deklaratë.
(BalkanWeb)
