Gjashtë persona kanë humbur jetën në dy ortekë të veçantë në Alpet Austriake të dielën, njoftuan autoritetet e vendit.

Pesë alpinistë që po shëtisnin në Austrinë qendrore u goditën nga një ortek rreth orës 09:30 e mëngjesit, njoftoi agjencia austriake e lajmeve APA.

Disa njerëz ishin dëshmitarë të ortekut dhe menjëherë informuan shërbimet e urgjencës, por alpinistët, që besohet të jenë nga Republika Çeke, tashmë ishin të vdekur derisa ekipet e shpëtimit mbërritën në vendin e ngjarjes.

Ditëve të fundit janë raportuar erëra të forta dhe reshje të mëdha dëbore, të cilat thuhet të kenë shkaktuar ortekun.

Në Austrinë jugperëndimore, një oficer policie që po praktikonte trajnime alpiniste, humbi jetën kur u godit nga një ortek tjetër.

Ai u godit nga një masë e madhe e borës së ngrirë dhe vdiq në vendin e ngjarjes nga plagët e marra, thanë autoritetet shtetërore për APA.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb