AUSTRI – Një person ka plagosur me thikë dy të rinj në një tren në zonën e Vorarlberg, Austri. Agresori, i cili u vu në pranga menjëherë nga forcat e policisë është një 60-vjecar nga Gjermania me probleme mendore.
Sipas mediave vendase 60-vjecari ka sulmuar mesditën e 16 gushtit dy të rinjtë, njëri 17 vjec dhe tjetri 19 vjec, duke i lënë të plagosur rëndë.
Ndërsa një i tretë i lënduar, i cili ndihmoi policinë për kapjen 60-vjecarit u plagos lëhtë shkruan e përditshmja italiane TGcom24.
Kujtojmë që mbrëmjen e së shtunës më 13 gusht, në Zvicër, një tjetër agresor sulmoi me thika në tren pasagjerët, duke lënë të vdekur 1 prej tyre dhe 5 të plagosur.
Personi që sulmoi pasagjerët në tren ishte një 27-vjeçar, i cili më herët i vuri zjarrin vagonit ku udhëtonte. Një ditë më pas 27-vjecari humbi jetën pas plagëve të marra nga zjarri i vënë nga vet ai në tren.
(er.cu/BalkanWeb)
