Akademia e Baletit e Operës prestigjioze të Vjenës vë në rrezik mirëqenien e nxënësve të saj, nëpërmjet metodave të papërshtatshme, duke i inkurajuar, për shembull, që të pijnë duhan për të mos u shëndoshur, sipas raportit të një komisioni të pavarur, i bërë publik sot.

“Fëmijët dhe adoleshentët nuk mbrohen sa duhet nga efektet negative të prodhuara nga praktika intensive e baletit klasik. Mirëqenia e tyre është në rrezik, në këtë institucion të themeluar në vitin 1771 dhe i varur administrativisht nga Opera Shtetërore e Vjenës”, shkruhet në raport.

Qeveria austriake e urdhëroi këtë hetim pas disa zbulimeve të bëra nga media austriake, që shkaktuan skandal në muajin prill.

Akademia hodhi poshtë çdo përfundim të komisionit të pavarur.

Ajo tha se e kishte ndryshuar funksionimin e saj në bashkëpunim me një shoqatë të ndihmës për fëmijët.

Qeveria austriake, që financon Operën, njoftoi sot se do t’i shqyrtojë sa më parë që të jetë e mundur dhe pa kompromis mundësitë e një reforme.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb