Austria do të mbajë tre ditë zie kombëtare pas ngjarjes së rëndë që ndodhi gjatë ditës së sotme në një shkollë të mesme në Graz, ku si pasojë e të shtënave vdekjeprurëse, humbën jetën 10 persona, mes të cilëve dhe autori i masakrës.

“Kancelari austriak, Christian Stocker do të shpallë zyrtarisht vendimin sot pasdite”, tha një zëdhënës i zyrës së kancelarit.

Flamujt në zyrën presidenciale, të kancelarit dhe në ndërtesa të tjera zyrtare do të ulen në gjysmë shtizë gjatë periudhës së zisë.

Policia tha se në sulmin e sotëm ishin vrarë 10 persona, ndërsa personi i dyshuar i armatosur ishte mes të vrarëve.

Shumë studentë u plagosën gjithashtu, disa prej tyre në gjendje rëndë.

Autoritetet austriake thanë se personi i armatosur që hapi zjarr sot në një shkollë në Graz, duke vrarë nëntë persona përpara se t’i merrte jetën vetes, ishte një vendas 21-vjeçar.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb