Hungaria dhe Austria nuk do të dërgojnë armë në Ukrainë dhe dëshirojnë të parandalojnë përshkallëzimin e konfliktit në vazhdim, tha Kristof Szalay-Bobrovniczky pas bisedimeve me homologen e tij austriake Klaudia Tanner në Budapest ditën e sotme.
“Pozicioni i Hungarisë është i qartë, ne nuk dërgojmë armë në zonën e konfliktit, sepse duam të shmangim përshkallëzimin e tij dhe pozicioni ynë përkon me pozicionin e Austrisë”, tha Szalay-Bobrovniczky, duke vënë në dukje se të dy ministrat diskutuan situatën në Ukrainë.
Ndërkohë, Tanner tha se e konsideron si rrezikun më të madh përhapjen e konfliktit në Ukrainë drejt Evropës.
“Nuk po flasim vetëm për luftë konvencionale, por edhe për kërcënime jotradicionale, siç është rritja e emigrimit, e përkeqësuar nga lufta”, tha ajo, sipas agjencisë së lajmeve MTI.