Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:30, pranë urës së Kardhiqit, në aksin Gjirokastër-Sarandë. Një autoambulancë është përplasur me një automjet tip “Volkswagen”, duke shkaktuar 6 të plagosur.
Sipas të dhënave paraprake, autoambulanca drejtohej nga shtetasi Gj. Sh., ndërsa mjeti tjetër nga shtetasi D. K.
Si pasojë e përplasjes janë lënduar drejtuesi i autoambulancës, pacienti I.M., infermierja që ndodhej në mjetin e emergjencës, si dhe drejtuesi i mjetit tjetër bashkë me një pasagjere që ndodhej me të.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se pacienti është në gjendje më të rënduar shëndetësore, ndërsa të tjerët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak mund të ketë qenë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit.
