Të paktën 11 persona humbën jetën dhe shtatë të tjerë u plagosën pas një aksidenti të ndodhur në Brazil. Një autobus është përplasur me një kamion.

Aksidenti ndodhi në një autostradë federale në shtetin më jugor të Rio Grande do Sul.

Ekipet e shpëtimit mbërritën menjëherë në vendngjarje për t’i ardhur në ndihmë të lënduarve. Ndërhyrja ka qenë e vështirë për shkak se përplasja ka qenë shumë e fortë duke shkaktuar pasoja tragjike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: