40 persona kanë vdekur pasi një autobus udhëtarësh ra në një luginë në Balochistan të Pakistanit ditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në Lasbela, një rajon malor në jug të vendit, ndërsa mësohet se autobusi mbante 44 pasagjerë.

Zyrtarët e zonës kanë thënë se trupat e 40 personave, përfshirë gra dhe fëmijë, u gjetën, ndërsa katër pasagjerë të plagosur u shpëtuan.

“Aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së tepërt dhe autobusi është përplasur në shtyllën e një ure. Ai mori flakë menjëherë pasi ra në luginë”, u shprehën ata.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: