Në emisionin Autokton të autores Anila Ahmataj u trajtua këtë të diel historiku i fshatit Vajzë, i cili ndodhet në zonën e lumit të Vlorës.

https://www.youtube.com/watch?v=W5ykRB8Xlaw

Ndërtuar mbi dy mijë vjet me parë në shpatin perëndimor të malit te Beunit, 600 m lartësi mbi nivel deti, vetëm pak kilometra nga qyteti i Vlorës ky është fshati Vajzë. I ndërtuar mbi këtë territor si nevojë e mbrojtjes nga pushtuesit e huaj dhe rregjimet e skllavopronarëve. Ky shpat malor ka karakteristikat e një kalaje natyrore. Nga lindja ky fshat ka Beunin dhe në vazhdim në lindje malin e Tartarit i cili lidhet me malin e Këndrevicës. Ndërsa nga ana veriore ka fshatin e Ploçës (Amantia e dikurshme), nga jugu Velçën, një tjetër fshat i vjetër me historinë e lashtësisë së tij. Shtëpitë në fshatin Vajzë janë të ndërtuara me mure té trasha prej guri, me çati prej lende druri të fortë e të trashë. Shtëpitë kanë shërbyer si fortifikata te vërteta dhe brenda mureve të tyre mund të ishe shumë i siguruar.

Gjaku i të pareve dhe mençurinë e stërgjyshërve nuk e mohuan dot shekujt e kaluar dhe as ditët e sotme, madje mënyra e tyre për ndërtimin e fshatit në një pozitë të tillë shumé té përshtatshme strategjike për mbrojtjen dhe ruajtjen, e ruajtën brezat njëri pas tjetrit. Sot, shumica absolute e shtëpive janë aty ku kanë banuar të parët. Fshati Vajzë, i ngritur në këtë vend të bukur, me ujë të shëndetshëm, me ajrin e tij të pastër e klimë të përshtatshme është vepër monumentale e një kulture të lashtë. Traditat e vajziotëve të dikurshëm që menduan gjithnjë për fshatin dhe tokën nuk kursyen gjakun e tyre për të mbrojtur si pjesë të pandarë të atdheut të vet. Në këtë fshat të vjetër u lindën e u rritën breza të tërë njerëzish qe përballuan dhe mposhtën me forcën e jataganit të gjithë shtypësit dhe shfrytëzuesit vendas dhe të huaj që ishin të shumtë për nga numri, por që u thyen kurdoherë përpara ketyre mureve të forta ku qëndronin të parët tanë. Trimëritë e tyre mbeten emblemë në lapidar dhe u radhitën ndër dëshmorët e atdheut.

Fshati Vajzë ka në brendësi rreth 150 shtëpi. Një numër jo i paket familjesh janë shpërngulur nga fshati mbas luftës nacionalçlirimtare dhe janë vendosur në qytete të ndryshme të vendit, kryesisht në Vlorë e Tiranë. Pavarësisht nga ndryshimet që kanë ndodhur në gjithë kohët, fshati e ka ruajtur vendbanimin e vjetër të trashëguar nga stërgjyshërit.

Gjurmët më të lashta të ekzistencës së njeriut në truallin e Vajzës e kanë zanafillën e vet, sipas dokumenteve, që nga Neoliti, rreth 3000 mijë vjet para erës sonë. Këtë të dhënë e vërtetojnë zbulimet e vendbanimit të hershëm. Tani gjurmët e tyre gjenden në një numër shpellash që ekzistojnë sot në veri të fshatit, sidomos tek Mulliri afër Buzës sé Bletës dhe ngjiten lart në drejtim të Beunit si dhe në vendin e quajtur rrethi i Gjokës. Po ashtu, gjenden shpella që kanë qenë vendbanime, si në pjesën veri-lindore të majës se Spitharit, në jug perëndim të Koqinit etj. Disa prej këtyre shpellave janë të emërtuara nga njerëzit e hershëm me emra te ndryshëm të fiseve që kanë banuar më vonë ndër to ose në afërsi të tyre, si shpella e Gegës, Gjonmarës, Sovurit, rrethi i Gjokës etj. Komoditetet e këtyre shpellave, si oxhaket, gdhendjet në gurë, sistemimet e ambienteve të tyre vërtetojně se këtu në këto shpella kanë banuar njerëz që i përkasin një kohe të lashtë, kohës së gurit. Armët e ndryshme prej bronxi, (kama, shigjeta, etj), te gietura në truallin e Vajzës, (në Brusenjë dhe në kodrat rreth e qark), në gërmimet që u bënë në vitet 50

Fisi i Vajzës, duhet të jetë pjesë përbërëse e fiseve të mëdha të Amantias që kanë populluar luginën e Shushicës dhe kodrat përreth. Qendra e këtyre fiseve ka qënë qyteti i lashtë, Amantia, (Ploça e sotme). Qendra ekonomike e fiseve të Vajzës duhet të ketë qenë qyteti i Amantëve. Me krijimin e shteteve të para ilire, amantët, e bashkë me ta edhe banorët e hershëm të Vajzës, aty nga shekulli i tretë para erës sonë hynë nën influencen e shtetit të Epirit. Nga fundi i shekullit të IV para erës sonë, si rezultat i luftrave iliro-romake, ilirët ranë nën sundimin romak e megjithatë, ata vazhduan luftën e tyre e kurrë nuk u nënshtruan, ruajtën qytetërimin ilir, autonominë e tyre, pavaresisht nga dëmtimet dhe shkatërrimet e mëdha që iu bënë Amantias (qytetit) dhe vendbanimeve të tjera përreth.

Gojëdhënat na cojnë në formimin e fshatit këtu e 2000 vjet më parë, në kohën e ndarjes së vendbanimeve midis fiseve të mëdha të Plloçës, Amonicës, Mavrovës dhe Velcës.

Përfaqësuese e fisit të Vajzës mendohet të ketë qënë një grua e fisit që ajo përfaqësonte, të cilës i dhanë si vend banimi shpatin perëndimor te Beunit bashkë me tokat përreth që shtrihen deri në Brusnje, Nash, Buhallar. Atëherë, ky vendbanim i ri u quajt “Vajzë”, meqenëse vajza që përfaqësonte fisin në ndarjen e tokave u shqua midis burrave te fiseve të tjera për këmbënguljen e saj në zgjedhjen dhe përcaktimin e kufijve me fiset fqinje. Dhe që nga ajo kohë, fshati ka marrë emrin Vajzë, emër që e gëzon edhe sot. Nga studimet e bëra kohe pas kohe nuk ka dalë ndonjë arsyetim tjetër për ta kundërshtuar gojëdhënën mbi fshatin Vajzë.

Në këtë trevë, arkeologjia shqiptare ka zbuluar gjurmët e ekzistencës së kulturës ilire që hedhin dritë me evolimin e kulturës së paraardhësve tanë dhe autoktoninë e tyre.

Gjurmët më të hershme të kulturës ilire në këtë trevë i përkasin fundit të mijëvjecant të tretë para erës së re, të zbuluara në shpellat e Velçës që gjendet në jug e juglindje té Vajzës. Rrugicat e fshatit kanë një stil të veçantë ndërtimi nga pikëpamja e arkitekturés, janë ndërtuar tërësisht me gurë (kalldrëm)

Një element shumë i rëndësishëm në fshatin Vajzë ashtu si në gjithë fshatrat e labërisë është kënga dhe vallja të cilat janë ekzekutuar gjithnjë në grupe kryesisht në dasma . Dikur burrat dhe gratë nuk bashkoheshin as në këngë as ne valle, këndonin veç e veç. Çdo fshat këndon sipas mënyrës së vet, këngët e grupit të Vajzës kendohen shtruar, ngadalë,por gjithnje “labçe. Kënga në Vajzë e ka ruajtur origjinalitetin e vet.

Vallet tregojnë për trimëritë që kanë treguar shqiptarët kundër armiqve në luftën e Janinës, kundër turqve në ndihmë të popullit grek, ose për rezistencën që u bënin armiqve kur sulmoheshin kështjellat ose pozicionet që mbroheshin nga shqiptarët.Vallet dhe këngët që këndonin vajziotët u kushtoheshin edhe patëriotëve trima që kishin luftuar kundër turqve si Sulejman Hoxha, Karafil Brahimaj, Hito Zenel Hitaj. Devoll Sadushi, Azem Bello e shumë të tjerë. Por një pasuri e madhe e kulturës në fshatin e Vajzës është edhe veshja, kostumet karakteristike popullore fshatare labe.

Në betejat që u zhvilluan nga fillimi i vitit 1913 e deri në 1914, edhe fshatarët e Vajzës, morën pjesë në shumë luftime së bashku me fshataret e Mesaplikut. Nga tregimet e bashkohësve del se nga Vajza në luftën kundër grekëve në Kuç e Bolenë, kanë marrë pjesë mbi 15 vetë. Fshati i Vajzës ka dhënë edhe shumë ndihma në luftën e 1913-1914, si dhe ka strehuar një numër muhaxhirësh nga fshatrat e Kurveleshit.

Rreziku ishte i gjithanshëm. Italia zbarkoi më 29 Tetor 1914. Rezistenca e popullit qe e madhe, protestat e vlonjatëve nuk munguan, midis tyre u shqua një burrë nga Vajza, Kryetari i Bashkisë së Vlorës, poeti i madh Ali Asllani.

Lufta e madhe po përgatitej, patriotët e shquar nga çdo anë e vendit nuk pushuan së punuari me popullin dhe për organizimin e tij në luftë dhe për qeverisjen e vet. Vajziotët nuk e dinin, që me 1920-ên, do të kishin fatin e madh dhe nderin historik që të kishin në gjirin e tyre e të Beunit shekullor, udhëheqësit e shquar të luftës. Nga Beuni, do t’ju drejtohej thirrja popullit të krahinave të Vlorës e tërë Shqipërisë. Nga Vajza do te niseshin çetat e Shullëit e të Kudhësit bashkë me ta edhe ajo e Vajzës, për në Kotë, Drashovicë e në Sherishtë tek fiku, e mandej për në Vlorë.

Qershor-Shtator të vitit 1920 ngjarjet pasuan, edhe në Vajzë janë të lidhura me një akt të rëndësishëm historik, me Kongresin e Lushnjës. Kongresi i Lushnjes u mblodh me 21 Janar 1920. Në Kongres ka patur perfaqesues nga Vajza, Rexhep Sulejmani. Populli i Vajzës ka meritë të veçantë për mbledhjen që u bë në Beun në Maj të vitit 1920. Në këtë mbledhje morën pjesë edhe patriote nga Vajza si Rexhep Sulejmani, Kalo Veselaj, Muhamet Meska, Shako Nazaj e Sadik Brahimaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb