Një automjet ka rënë në rrjedhën e një përroi në orën 01:00 të natës në Klos, duke shkaktuar një ngjarje të rëndë.

Ende nuk dihet saktësisht sa persona ndodheshin në mjet në momentin e aksidentit. Burime nga vendngjarja flasin për 2 deri në 3 persona, por informacioni zyrtar ende mungon.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë si dhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë në kërkime.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb