Një aksident u regjistrua në aksin rrugor Mbikalimi i Patokut-Laç, ku për pasojë humbi jetën një 32-vjeçare. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se viktimë mbeti drejtuesja e mjetit, 32-vjeçarja me inicialet M.M.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 07:35, në aksin rrugor Mbikalimi i Patokut-Laç, shtetasja M. M. 32 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin anësor të rrugës i cili ishte i mbushur me ujë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Drejtuesja e automjetit është transportuar për në Spitalin e Traumes Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore, por rrugës ka humbur jetën. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: