Prokuroria e Fierit ka nisur një procedim penal për një 25 -vjeçar pas një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Fratar.
Automjeti që drejtonte i riu dyshohet se ka dalë aksidentalisht nga rruga, duke shkaktuar dëmtimin e pasagjerit F. B 47 vjeç, i cili ka përfunduar në spital.
I dëmtuari aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftim:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugorreferuan materialet në Prokuroi, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. B., 25 vjeç, banues në Sarandë, pasi në fshatin Fratar, automjeti që drejtonte ky shtetas, dyshohet se ka dalë aksidentalisht nga rruga. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri në automjet, shtetasi F. B., 47 vjeç, i cili është në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)
