Për shkak të motit të keq aksi rrugor Vlorë-Orikum është bllokuar.

Për pasojë një efektiv policie është rrezikuar, ndërsa ishte duke shkuar në punë. Automjeti është bllokuar mes baltës që ka bllokuar aksin rrugor.

Gazetari Enrik Mehmeti, raportoi se ‘BalkanWeb’ se të dyja anët e rrugës janë bllokuar, ndërkohë që janë tre mjetë të rënda që po punojnë për zhbllokimin e rrugës.

Ndërkohë prefekti i Vlorës Flamur Mamaj, i pyetur nga gazetari Mehmeti për gjendjen, theksoi se ndërhyrjet do të vijojnë, ndërsa aktualisht është drejt përmirësimit.

“Ndodhemi këtu prej 1 orë e gjysmë. Situata po vjen drejt përmirësimit, por ka ende punë për të bërë. Intensiteti i lartë i reshjeve ka shkaktuar këtë situatë problematike, pasi ka krijuar depozitim të inerteve në rrugë”, ka thënë prefekti.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb