TIRANË

Një automjet ka dalë nga rrugë dhe në trotuar përplasi dy kalimtarë të rastit. M.B 29 vjeç dhe F.C 25 vjeçe shpëtuan nga përplasja pasi janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër 39- vjeëari i cili drejtonte automjetin me inicialet Sh.K, u largua duke braktisuar automjetin por Policia e kapi duke e shoqëruar në komisariat.

 

 

NJOFTIMI I POLICISË

Tiranë/Informacion paraprak

 

Rreth orës 19:10, në ” Yzberisht” , në rrugën “Kadri Rroshi”, shtetasi SH.K, 39 vjeç, banues në Fushë Prezë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë në tortuar ku dhe ka goditur dy kalimtarë të rastit, shtetasin M.B 29 vjeç dhe shtetasen F.C 25 vjeçe , të dy jashtë rrezikut për jetën

 

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit ka braktisur mjetit dhe është larguar por pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Komisariatit të Policisë nr 6 është shoqëruar për veprime të mëtejshme në ambientet e Komisariatit.

 

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb