TIRANË- Një automjet është përfshirë nga zjarri sot në autostradën Durrës-Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur përballë një qendre tregtare. Burime nga policia e Tiranës bënë me dije se ka marrë flakë automjeti tip “Land Rover”, me targa Maqedonase, në pronësi të shtetasit me inicialet R. I,.

Sakaq, si pasojë e zjarrit nuk ka pasur dëme në njerëz, vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit është një shkëndi elektrike. Ndërkohë, grupi hetimor në vendngjarje po vijon veprimet.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: