ELBASAN – Një 28-vjeçar është  plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan

Ngjarja ndodhi në aksin Elbasan- Metalurgji dhe policia sqaron se  “mjeti me targa El 9956 A me drejtues shtetasin E.P.,28 vjeç, banues në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan , është përplasur me motoçikletën me targa AR 489″.

Si pasojë e përplasjes është aksidentuar drejtuesi i  motoçikletës dhe  është transportuar  në Spitalin e Elbasanit , në gjendje të rëndë.

Drejtusi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë  Elbasan për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

BalkanWeb

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: