Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me vdekjen e nënës së peshëngritësit Pirro Dhima, e cila u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Himarë.
Gazetarja Shpresa Dine raporton për ‘BalkanWeb’ se autopsia ka treguar se 75-vjeçarja Lefteria Dhima ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak. Po ashtu mësohet se ajo kishte më tepër se 72 orë që kishte vdekur në momentin kur u gjet në oborrin e shtëpisë së saj.
Dine raporton mes të tjerash se në spitalin e Sarandës kishte shkuar vetë Pirro Dhima bashkë me vëllain e tij, Odisea, pasi ishin kthyer në Shqipëri, për të marrë trupin e pajetë të nënës së tyre.
(BalkanWeb)
