Detaje të reja për atentatin sot në Rrëshen, ku mbeti i vrarë 60-vjeçari Martin Bardhi dhe u plagosën tre persona të tjerë.
Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se autorët kanë qenë dy dhe të maskuar.
Ata kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të tavolinës, ku ndodheshin viktima dhe tre persona e tjerë që mbetën të plagosur nga plumbat. Sipas rindërtimit të skenës së krimit, autorët kanë vijuar të qëllojnë edhe në lëvizje duke u larguar në rreth 20 metra distancë.
Personat që mbetën të plagosur Olti Gjini, Ilir Bardhoku, Indrit Bardhi (djali xhaxhait të viktimës) janë dërguar në spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmë mjekësore.
