Gazetarja e News24, Klodiana Lala, e ftuar në Log, ka dhënë detaje të reja nga masakra e sotme në Gjykatën e Apelit ku mbeti i vdekur gjyqtari Astrit Kalaja.

Lala tha se autori i krimit Elvis Shkambi, pasi gjyqtari është bërë gati të lexojë vendimin, ka mbushur armën dhe ka qëlluar drejt tij.

“Kalaja ka ndërruar jetë që në momentet e para. Autori ka drejtuar armën tek sekretarja gjyqësore, por nuk e ka shkrepur dhe nuk ka bërë asnjë përpjekje për të ikur por ka pritur policinë. Ka patur dëshmitarë të shumtë. Autori ka pranuar autorësinë”, tha gazetarja Klodiana Lala

 

Klodiana Lala: Ishte përzgjedhur si trupë monokratike jo me anëtarë, e ka vijuar që në momentin e parë, ka dalë në seancë, dhe një seancë më herët ka patur një agravim të tij me Gjon Shkambin.

Gjyqtari Kalaja ka thirrur palët në process dhe do të jepte vendimin për pronën në 1992. Ka qenë I shoqëruar nga nipi ndërkohë që kanë qenë babë e bir Rakip dhe Ervis Kurtaj që mbetën të plagosur.

Kur Kalaja ka qenë duke lexuar vendimin, Elvisi ka mbushur armën dhe ka qëlluar direct mbi gjyqtarin. Kalaja ka ndërruar jetë që në momentet e para. Autori ka drejtuar armën tek sekretarja gjyqësore, por nuk e ka shkrepur dhe nuk ka bërë asnjë përpjekje për të ikur por ka pritur policinë. Ka patur dëshmitarë të shumtë. Autori ka pranuar autorësinë.

Gjon Shkambi, prona është ndërtuar nga Pjetër Shkambi, ka ushtruar të drejtën e parablerjes dhe ka kërkuar që objekti të lirohet.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb