Detaje të reja mësohen në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak më parë te Liqeni i Thatë.

Gazetari Xhuljano Ferzaj raporton për BalkanWeb se forcat “Shqiponja” po ndiqnin një makine të dyshimtë që nuk i ishte bindur urdhrit për të ndaluar, dhe gjatë tentativës për t’u larguar ajo ka përplasur edhe disa mjete të tjera.

Makina është ndaluar pas 15 minutash nga policia dhe brenda saj është gjetur një armë zjarri.

Ndërkohë shoferi është shoqëruar në komisariatit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: