Të paktën pesë persona janë plagosur dhe një grua mbeti viktimë, pas të shtënave me armë zjarri në lokalin në pronësi të Fation Muratit në “Don Bosko”.

Fation Murati është një emër i njohur për botën e krimit si edhe mik i Endrit Dokles. Gazetari Igli  Çelmeta tha për BalkanWeb se dyshohet se mbi dy persona kanë marrë pjesë në atentat dhe janë larguar me makinë.

“Dyshohet se ngjarja e rëndë ka lidhje me pronarit të lokalit ku edhe ka ndodhur atentati. Disa persona të paidentifikuar janë afruar në ambientet e lokalit dhe ka qëlluar me breshëri plumbash.  Dyshohet se Fation Murati mund të ketë pasur konflikt të mëparshëm me persona të tjerë, dhe për këtë arsye po hetohen disa pista. Dyshohet se Shehat Murati , (xhaxhai i Fation Muratit) mund të ketë qenë edhe objektiv i këtij atentati. Autori është afruar në këmbë dhe ka qëlluar me armë zjarri drejt lokalit. Mbi dy persona kanë marrë pjesë në këtë atentat.”, tha ai.

E lënduar nga ky atentat mbeti dhe një 10-vjeçare.

Njoftimi i policisë

Më datë 12.03.2023, rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit F. M., në rrethana ende të paqarta,  nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit Sahit Murati, 50 vjeç, Astrit Meraj,42 vjeç, Emanule Sala, 47 vjeç, Ermir Bejuku, 45 vjeç, Genc Shohalli, 55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.

Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në gjithë territorin ku dyshohet që mund të kenë lëvizur ose ku mund të fshihen autorët.

Sakaq Fation Murati, i cili ishte shënjestër i atentatit mafioz në lokalin në pronësi të tij ishte në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb