Autoritetet ruse kanë parandaluar një atentat kundër Sekretarit të Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse, Sergei Shoigu. Lajmin e ka bërë të ditur gazeta “Moskovsky Komsomolets”, duke theksuar se autorët e planit vepronin me urdhër të shërbimeve sekrete ukrainase.
Atentati ishte planifikuar të kryhej gjatë një vizite të Shoigut te varret e të afërmve të tij në varrezat Troekurovskoye të Moskës.
Më 14 nëntor, Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) njoftoi se kishte parandaluar një sulm terrorist kundër një zyrtari të lartë rus. Sulmi do të kryhej te varri i të afërmve të tij në një varrezë të Moskës, me anë të një kamere të fshehur brenda një vazoje me lule.
Autoritetet arrestuan tre persona një çift rus dhe një emigrant nga një vend i Azisë Qendrore. Deri sot nuk ishte bërë e ditur identiteti i objektivit të tyre, tani del se bëhej fjalë pikërisht për Sergei Shoigu.
