NGA ORNELA MANJANI

TIRANE- Autoriteti i Konkur rencës do tëpërjash tojë nga gjoba, e cila shkon deri në 10% të xhiros vjetore të një ndërmarrjeje, çdo biznes që raporton marrëveshje të paracaktimit të çmimit mes kompanive që prodhojnë të njëjtin produkt apo ofrojnë të njëjtin shërbim. Marrëveshjet e ndaluara mes kompanive, të quajtura Kartel, konsiderohen si shkeljet më të rënda të ligjit “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”.

Sipas Autoritetit të Konkurrencës marrëveshjet e fshehta, që formojnëKartel janë të vështira për t’u zbuluar dhe për t’u hetuar pa bashkëpunimin e njërit prej pjesëmarrësve në këtë treg dhe për këtë arsye një numër i konsiderueshëm autoritetesh kanë aplikuar programet e lehtësimit nga gjobat për të zbuluar këto sjellje antikonkurruese.Karteli është një marrëveshje ndërmjet konkurrenteve, në radhë të parë e drejtuar në fiksimin e çmimit, ndarjen e klientëve dhe tregut, si dhe kufizimit të prodhimit. Kartelet dëmtojnë rëndë konsumatorët duke rritur çmimet dhe duke kufizuar furnizimet, ato i bëjnë produktet dhe shërbimet të pamundura për disa konsumatorë dhe të shtrenjta për të tjerë.

QËLLIMI
Qëllimi i Autoritetit të Konkurrencës për zbulimin dhe ndëshkimin e kartelit, e kalon interesin për ndëshkimin e një ndërmarrjeje ose individi, i cili bëri të mundur identifikimin dhe dënimin e të gjithë kartelit, për vetë faktin se marrëveshjet e ndaluara/ kartel janë shkelje serioze të ligjit të konkurrencës. Ato dëmtojnë konsumatorët nëpërmjet politikave të tyre. Në terma afatgjata, ato çojnë në humbje të konkurrueshmërisë dhe zvogëlojnë numrin e mundësive për punësim. Ndërmarrjet e përfshira në këto lloje aktivitetesh, të cilat kanë vullnetin për të mos qenë më pjesë e këtyre marrëveshjeve dhe që informojnë autoritetin për ekzistencën e aktiviteteve të tilla përftojnë pikërisht nëpërmjet këtij programi të lehtësimit nga gjoba, i cili bazohet në dispozitat ligjore.

LEHTËSIMI NGA GJOBA
Programi i lehtësimit nga gjobat, është një instrument i rëndësishëm në luftën kundër marrëveshjeve të ndaluara, duke qenë se ato inkurajojnë ndërmarrjet që të ofrojnë informacion pranë Autoritetit të Konkurrencës, në lidhje me shkeljet e mundshme të konkurrencës. Programi i lehtësimit nga gjobat, lejon Autoritetin e Konkurrencës që të ofrojë imunitet të plotë ose reduktim nga gjobat, që në të kundërt do të ishin vendosur për një pjesëmarrës në marrëveshje të ndaluar, gjithmonë në shkëmbim të zbulimit të informacionit mbi këtë marrëveshje të ndaluar dhe bashkëpunimit me Autoritetin e Konkurrencës.

Duke pasur parasysh natyrën “sekrete” të marrëveshjeve të ndaluara, kjo politikë e lehtësimit nga gjobat synon në zbulimin e karteleve dhe në forcimin e rregullave të konkurrencës.Kur një shkelje e ligjit përfshin aktivitetet e Kartelit, gjobat mund të arrijnë deri në 10 % të xhiros vjetore të një ndërmarrje.

Me anë të programit të lehtësimit, anëtarët e Kartelit mund t’i pakësojnë pjesërisht gjobat e tyre financiare ose t’i shmangin ato tërësisht. Prandaj programi i lehtësimit u jep atyre një stimul real për të dhënë informacion. Programi zbatohet ndaj ndërmarrjeve që veprojnë në treg dhe që janë pjesë e marrëveshjeve të ndaluara. Me qëllim që të sigurohet se programi i lehtësimit punon me efektivitet, është megjithatë e rëndësishme të mbrohet sa më tepër të jetë e mundur nëpunësi dhe drejtorët e ndërmarrjes duke aplikuar imunitet dhe mbrojtje nga sanksionet individuale.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb