Autoriteti i Konkurrencës hap hetim për tregun e vajit vegjetal, pasi çmimi i këtij produkti është rritur në mënyrë të frikshme.AK konstaton se ka nisur hetim në periudhën Janar-Mars 2022 rritja e kostove në kundërshtim me ligjin

Nga hetimet e AK-së, rezulton një treg mesatarisht i përqendruar.

“Nga hetimi paraprak rezultoi treg mesatarisht i përqendruar. Rritja e çmimit të vajit mund të jetë me pakt të ndaluar”, -thuhet në njoftim.

Në web qarkulluan foto ku shihej se çmimi i vajit ka shkuar deri në 4 mijë lekë të vjetra.

NJOFTIMI

“PËR HAPJEN E PROCEDURËS SË HETIMIT TË THELLUAR NDAJ
NDËRMARRJEVE AGRO BLEND SHPK, BOMIRA SHPK, DEVI 20 – GRUP SHPK,
EQEREM – 934 SHPK, FERRA&CO SHPK, GLOBCOM SHPK, KRIKET-1 SHPK,
TEUTA DURRES SHPK DHE PDF SHPK NË TREGUN E IMPORTIT,
PRODHIMIT DHE SHITJES ME SHUMICË TË VAJIT VEGJETAL”
Komisioni i Konkurrencës me pjesëmarrjen e:
Në mbledhjen e tij të datës 18.03.2022, shqyrtoi çështjen me:
Objekti: Hapja e procedurës së hetimit të thelluar ndaj ndërmarrjeve AGRO
BLEND SHPK, BOMIRA SHPK, Devi 20 – GRUP SHPK, Eqerem – 934
SHPK, FERRA&CO SHPK, GLOBCOM SHPK, Kriket-1 SHPK,
TEUTA DURRES SHPK dhe PDF SHPK në tregun e importit, prodhimit
dhe shitjes me shumicë të vajit vegjetal.
Baza Ligjore: Neni 4, neni 24, shkronja (d), neni 26 dhe neni 43 i ligjit nr. 9121, datë
28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar; Ligji nr. 44/2015
“Kodi i Procedurave Administrative”.
Komisioni i Konkurrencës, pas shqyrtimit të relacionit të Sekretarit të Përgjithshëm, të
Autoritetit të Konkurrencës,
VËREN SE :
1. Komisioni i Konkurrencës me vendim nr. 803, datë 28.05.2021 “Për hapjen e procedurës së hetimit
paraprak në tregun e importit, prodhimit dhe tregtimit me shumicë të vajit vegjetal” dhe me
vendimin nr. 815, datë 02.09.2021 “Për një ndryshim në Vendimin e Komisionit të Konkurrencës
nr. 803, datë 28.05.2021 “Për hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e importit,
prodhimit dhe tregtimit me shumicë të vajit vegjetal”, vendosi hapjen e procedurës së hetimit
paraprak në këtë treg, për periudhën kohore 1 tetor 2020 deri në 20 maj 2021.
2. Gjatë kësaj periudhe hetimore, 8 mujore u përcaktua se: treg përkatës i produktit përfshin: (i)
Tregun e Importit të Vajit Vegjetal; (ii) Tregun e Prodhimit/Ambalazhimit të Vajit Vegjetal;
(iii)Tregun e Shitjes me Shumicë të Vajit Vegjetal. Tregu përkatës i produktit është vaji i
lulediellit. Tregu gjeografik do të konsiderohet territori i Republikës së Shqipërisë.
Z. Denar BIBA Kryetar
Znj. Leida MATJA Zv/Kryetar
Znj. Rezana KONOMI Anëtar
Znj. Adriana BERBERI Anëtar
2
3. Nga analiza e strukturës së tregut, vlerësohet se 4 ndërmarrjet me pjesën më të madhe në tregun e
importit të vajit vegjetal për vitin 2020 janë përkatësisht ndërmarrjet: Globcom SHPK me 26% të
tregut, Devi-20 me 22% të tregut, Ferra&Co me 19% të tregut dhe Kriket-1 me 10% të tregut,
kurse ndërmarrjet e tjera kanë një pjesë më të vogël që varion nga 0%-3%, të cilat përbëjnë në total
13% të pjesëve të tregut. Konstatohet se për vitin 2020 tregu i importit të vajit vegjetal është një
treg mesatarisht i përqendruar (katër ndërmarrje të mëdha).
4. Ndërmarrjet më të mëdha të cilat importojnë vaj të hapur të rafinuar janë: ndërmarrja Globcom
SHPK e cila e shet me shumicë të ndërmarrjet PDF SHPK dhe Bomira SHPK; ndërmarrja Kriket1 përsëri një pjesë e shet me shumicë si vaj të hapur dhe një pjesë e ambalazhon për ta shitur me
shumicë; ndërmarrja Bomira një pjesë të vajit të hapur të importuar e shet me shumicë si të tillë
dhe një pjesë e ambalazhon për ta shitur me shumicë nën markën Bomira; ndërmarrja Ferra&Co e
cila një pjesë e shet me shumicë vaj të hapur dhe një pjesë e importon me shishe; etj. Ndërmarrjet
të cilat importojnë vaj të ambalazhuar të gatshëm për shitje janë: ndërmarrja Devi 20 – Grup e cila
importon vajin e markës Floriol; ndërmarrja Eqerem – 934 importon vajin e markës Zollota;
ndërmarrja Ferra&Co importon vajin e markës King etj.
5. Nga analiza e strukturës së tregut, vlerësohet se ndërmarrja që ka pjesën më të madhe të tregut të
prodhimit/ambalazhimit për periudhën 1 tetor 2020 – 20 maj 2021 është ndërmarrja PDF SHPK
me 38% të tregut. Bomira zotëron 33% të tregut të vajit vegjetal dhe më pas Kriket-1 me 21% të
tregut. Të gjitha ndërmarrjet e tjera zotërojnë 3% ose më pak duke patur një total prej 8% të gjitha
së bashku. Treguesit e përqendrimit tregon për një treg shumë të përqendruar, gjë e cila konstatohet
edhe nga fakti se në tregun e prodhimit/ambalazhimit të vajit vegjetal operojnë vetëm 10
ndërmarrje.
6. Tregu i shitjes me shumicë për periudhën 1 tetor 2020 – 20 maj 2021 rezulton se, është një treg
mesatarisht i përqendruar me një HHI në vlerën 1506, ku PDF ka 24%, Devi – 20 GRUP ka 18%,
GLOBCOM ka 18%, Bomira ka 11%, Ferra&Co ka 9%, Kriket-1 ka 6%, Eqerem-934 ka 6% dhe
Teuta ka 2%. Pjesët e tregut të ndërmarrjeve në tregun me shumicë janë më të vogla krahasuar me
tregun e importit duke qenë së tregu me shumicë zmadhohet duke bërë pjesë edhe
prodhuesit/ambalazhuesit të vajit vegjetal.
7. Duke vlerësuar pjesët e tregut, pengesat e hyrjes në treg, konkurrencën potenciale dhe
kundërveprimin e fuqisë blerëse, asnjë nga ndërmarrjet për periudhën 1 tetor 2020- 20 maj 2021
nuk përmbush kriteret e nenit 8 të ligjit nr. 9121/2003, dhe për pasojë nuk ka ndërmarrje me pozitë
dominuese në tregun e shitjes me shumicë të vajit vegjetal për periudhën e hetimit në fjalë.
8. Në vijim të hetimit paraprak dhe shqetësimit në media, pjesëtarët e grupit të monitorimit të ngritur
me urdhrin nr. 190 prot., datë 11.03.2022 dhe urdhrin nr. 190/2 prot., datë 16.03.2022 të Sekretarit
të Përgjithshëm, në datat 11.03.2022, 16.03.2022 dhe 17.03.2022 monitoruan tregun tregtimit të
vajit vegjetal (shumicë dhe pakicë), nga ku rezultojë se:
– Gjatë monitorimit në tregun e shumicës të vajit vegjetal pranë ndërmarrjeve Agro Blend SHPK
dhe Ferra&Co SHPK është konstatuar së çmimet për produktin e vajit vegjetal kanë pasur rritje
gjatë vitit 2022.
– Gjatë monitorimit të tregut të pakicës për vajin vegjetal rezulton se për markat Gold (Teuta),
Diamond (Agro Blend), King (Ferra&CO), Floriol (Devi-20 Grup) çmimi gjatë periudhës
shkurt – mars ka pasur trend rritës. Konkretisht vaji Gold shitet me 329 lekë me TVSH,
3
Diamond me 335 lekë me TVSH, King me 315 lekë me TVSH dhe Floriol me 319 lekë me
TVSH.
9. Nga informacioni i administruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, për periudhën 1 janar
2022 – 11 mars 2022, u konstatua se:
– Ndërmarrjet të cilat kanë pjesë më të madhe të tregut janë: Globcom me 30.18% të tregut; Devi
– 20 Grup me 22.18% të tregut; Eqerem – 934 me 13.64%; Ferra&Co me 12.48%; Kriket-1 me
7.62%; AgroBlend me 5.21% dhe Teuta me 2.48% të tregut.
– Çmimi mesatar mujor i importit në muajin janar 2022 ka qenë në vlerën 199.23 lekë/litri dhe
në mars 2022 është rritur në vlerën 208.54 lekë/litri.
– Çmimi i vajit vegjetal rezulton se është rritur gati me 7.5% nga muaji shkurt 2022.
10. Për sa më sipër, rezulton se: rritja në të njëjtën kohë për periudhën janar – mars 2022 e çmimit të
shitjes së vajit vegjetal nga ndërmarrjet AGRO BLEND SHPK, BOMIRA SHPK, Devi 20 – GRUP
SHPK, Eqerem – 934 SHPK, FERRA&CO SHPK, GLOBCOM SHPK, Kriket-1 SHPK, TEUTA
DURRES SHPK dhe PDF SHPK, mund të bjerë në kundërshtim me nenin 4 të ligjit nr. 9121, datë
28.07.2003, “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar.
PËR KËTO ARSYE:
Komisioni i Konkurrencës, bazuar në nenin 4, nenin 24, shkronja (d), nenin 26 dhe nenin 43 të ligjit
nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”,
VENDOSI:
I. Hapjen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj ndërmarrjeve AGRO BLEND SHPK, BOMIRA
SHPK, Devi 20 – GRUP SHPK, Eqerem – 934 SHPK, FERRA&CO SHPK, GLOBCOM
SHPK, Kriket-1 SHPK, TEUTA DURRES SHPK dhe PDF SHPK në tregun e importit,
prodhimit dhe shitjes me shumicë të vajit vegjetal.
II. Hetimi i thelluar të përfshijë periudhën kohore nga 20 maj 2021 deri në 18 mars 2022.
III. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KOMISIONI I KONKURRENCËS

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb