Një qytetar nga Përmeti, i është bashkuar sot protestës para Kryeministrisë.
Ai kujtoi vellezërit Frashëri dhe sakrificat e tyre për vendin.
“Jam nga vendi i frashëllinjve. Jeni shumë të mrekullueshëm. Që kur kemi qenë fëmijë të vegjël dhe shqiptarët dëgjonin këngët e të parëve tanë; Advyl shite pasurinë për të bërë Shqipërinë. Sot po ndodh e kundërta. Rroftë rinia shqiptare, kombi shqiptar. Mbahuni fortë, se do të fitojmë. Fitore. Shqipëria e shqiptarëve.”, tha ai.
