Avenir Peka, ekspert i rendit dhe sigurisë, nga studio e emisionit “Open” në News24, tha se lidhjet e politikës me krimin ishin të ditura, ndërsa shtoi se operacioni i fundit i SPAK është realizuar si pasojë e provave dhe fakteve që kanë sjellë autoritetet franceze.

Peka tha se SPAK ka bërë gjënë më minimale, pasi nuk kemi asnjë hetim nga ana e Prokurorisë Speciale apo autoriteteve shqiptare lidhur me këtë operacion.

“Sa u arrestuan nga ky operacion? Unë nuk e di nëse është dekonspiruar nga Policia apo SPAK, por nuk kemi hetime proaktive nga SPAK.

Këto dosjet aty ishin, këta individë ishin aty, pse nuk u veprua më parë? Këta janë përdorur në zgjedhjet e fundit.

Këto të dhëna bindin edhe më skeptikët për lidhjet me krimit me Partinë Socialiste.

Arben Ndoka ka iniciuar me firmën e tij për reformën në drejtësi, është një nga iniciatorët e kësaj reforme, bashkë me dy deputetë të tjerë, njëri i dënuar për vrasje. Kush i futi këta individë në Kuvend? Edi Rama. Ai duhet të mbajë përgjegjësi për mbi 25 ish-deputetë dhe ish-kryetarë Bashkie që ishin të dënuar për vrasje, krime të tjera të rënda”, tha Peka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: