Britania njoftoi sot se dy avionë të Forcave Ajrore Mbretërore, kryen një mission 12-orësh përgjatë kësaj jave.

Më tej në njoftim thuhet se forcat ajrore britanike ishin në bashkëpunim me ato të SHBA-së dhe NATO-s, ku zhvilluan një patrullim përgjatë kufijve të Rusisë.

“Ky ishte një mision i rëndësishëm i përbashkët me aleatët tanë amerikanë dhe të NATO-s”, deklaroi ministri britanik i Mbrojtjes, John Healey.

“Kjo jo vetëm që na jep informacione të vlefshme për të përforcuar vëzhgimin operacional të forcave tona të armatosura, por gjithashtu dërgon një mesazh të fuqishëm për unitetin e NATO-s ndaj (Putin dhe kundërshtarëve tanë”, shtoi ai.

Një avion britanik për vëzhgim elektronik RC-135 Rivet Joint dhe një avion për patrullim detar P-8A Poseidon fluturuan të enjten nga rajoni i Arktikut mbi Bjellorusinë dhe Ukrainën, me mbështetjen e një avioni amerikan furnizues KC-135.

Londra sqaroi se kjo operacion u ndërmor pas shkeljeve të hapësirës ajrore të disa vendeve anëtare të NATO-s nga Rusia, përfshirë Poloninë, Rumaninë dhe Estoninë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: