Një Airbus A320 i Vueling , i cili u nis nga Paris Orly për në Ibiza, me 164 pasagjerë në bord, bëri një ulje emergjente në Clermont-Ferrand në Francën qendrore të martën për shkak të një “problemi teknik”, njoftuan menaxhmenti i aeroportit dhe linja ajrore spanjolle me kosto të ulët.
Fluturimi i Vueling – një kompani që i përket grupit IAG (International Airlines Group), si British Airways dhe Iberia – u devijua për shkak të një “problemi të vogël teknik”, tha një zëdhënës shtypi i aeroportit Clermont-Ferrand për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP), pa dhënë detaje të mëtejshme.
Airbus A320 u ul pa incidente rreth orës 18:00 dhe 164 pasagjerët ishin planifikuar të niseshin me një avion tjetër të Vueling për në destinacionin e tyre.
Incidenti ndodhi tre ditë pasi një Air France A320, i cili ishte nisur nga Parisi dhe kishte destinacion Ajaccio në Korsikë, u detyrua të ulej në Lyon pasi kapiteni zbuloi një defekt në një nga motorët.
