Ambasada e SHBA në Tiranë, ka shpërndarë një kolazh fotosh nga një grup refugjatësh afgan të strehuar në Shqipëri, e që tanimë janë nisur për në SHBA, ku pritet të nisin në jetë të re.

Në postimin e Ambasadës thuhet se Ambasadorja Yuri Kim dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka u takuan me afganët para nisjes dhe i përgëzuan për kurajon e tyre, ndërsa tregojnë edhe mesazhin e Kim, që thotë se populli shqiptar i tregoi botës edhe njëherë traditën e “besës”.

Postimi i Ambasadës së SHBA:

Një avion me afganë u nis nga Tirana në orët e para të mëngjesit, për të filluar jetën e tyre të re në Shtetet e Bashkuara, pasi gjetën strehim në Shqipëri. Ambasadorja Yuri Kim dhe Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka u takuan me afganët përpara nisjes dhe i përgëzuan ata për kurajon e tyre. Ambasadorja Kim falenderoi popullin shqiptar për mikpritjen e afganëve si vendi i parë që u hapi atyre dyert vitin e kaluar. Populli shqiptar i tregoi botës edhe një herë traditën e “besës” – mbrojtjes së të tjerëve në nevojë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb