Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur në Aeroporti LaGuardia në New York, ku një avion pasagjerësh i Air Canada Express u përplas me një automjet tokësor menjëherë pas uljes, duke shkaktuar vdekjen e pilotit dhe bashkëpilotit.
Sipas raportimit të NBC News, viktimat janë dy anëtarët e ekuipazhit në kabinën e pilotimit. Avioni i përfshirë në aksident ishte një Bombardier CRJ-900, i cili operohej nga Air Canada Express. Ngjarja ndodhi kur avioni u përplas me një kamion zjarrfikës në pistë, menjëherë pasi kishte përfunduar uljen. Sipas të dhënave të publikuara nga FlightRadar24 në rrjetin X, incidenti ndodhi gjatë natës së së dielës.
Pas aksidentit, Administrata Federale e Aviacionit urdhëroi pezullimin e të gjitha lëvizjeve ajrore në aeroport, ndërsa ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë në vendngjarje.
Pamjet e publikuara në internet tregojnë avionin me pjesën e përparme të dëmtuar rëndë në pistë, të rrethuar nga ambulanca dhe mjete zjarrfikëse. Në bord ndodheshin rreth 60 persona, ndërsa pasagjerët u evakuuan menjëherë pas përplasjes. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa pritet që në orët në vijim të jepen detaje të tjera mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.
🚨 UPDATE: Queens, NY — Air Canada Express CRJ-900 flight from Montreal collided with LGA fire apparatus on runway 4 at LaGuardia Airport.
Citizen app reports 1 civilian dead and 2 firefighters injured (1 critical, 1 moderate).
Earlier FDNY Battalion 49 noted all 60… https://t.co/ZhUzapt8fP
— Breaking News (@TheNewsTrending) March 23, 2026
🚨#BREAKING: A Mass casualty incident has been declared after a jet had collided with a fire truck numerous injuries have been reported ⁰⁰
At this time, emergency crews and officials have declared a mass casualty incident after a jet collided with a… pic.twitter.com/iLYioAbXoi
— R A W S A L E R T S (@rawsalerts) March 23, 2026
