Një avion i vogël bëri një ulje emergjente në një autostradë të ngarkuar në Gainesville, Georgia, SHBA.

Piloti i avionit Beechcraft Hawker G-36 raportoi defekt në motor menjëherë pas ngritjes dhe vendosi të ulej në autostradën Browns Bridge pasi nuk ishte në gjendje të kthehej në aeroport.

Avioni goditi disa makina gjatë uljes.

Të paktën katër persona u plagosën në incident, përfshirë dy persona në bordin e aeroplanit dhe dy shoferë të makinave që u goditën, sipas policisë së Gainesville. Mjekët thanë se lëndimet nuk ishin kërcënuese për jetën.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) ka filluar tashmë hetimin e shkaqeve të defektit teknik.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb