Personi që akuzohet se ka masakruar për vdekje dy persona në Shqipëri, Avni Metra, i cili do të ekstradohet nga Britania e Madhe është nje psikopat që më ka përdhunuar në mënyre të vazhdueshme shprehet ish-bashkëshortja e tij Linda Lami.
38-vjeçarja deklaron se burgu nuk mjafton për monstrën dhe se ai duhet të digjet i gjallë për vrasjet dhe krimet e kryera.
Ajo e ka denoncuar Metrën për këtë, por versioni i saj duket se nuk i ka bindur autoritetet britanike. “Nuk mendoj se autoritetet kane hetuar mire akuzat e mia” deklaroi ajo për Daily Mail.
Linda Lami e cila ka edhe fëmijë me Metrën tashme ka nisur një jete të re në Angli.
Avni Metra pritet të ekstradohet në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 25 vjet burg. Ai kishte emigruar prej vitit 1998 në Britaninë e Madhe dhe kishte përfituar një pasaportë si shtetas i Kosovës.
(d.b/BalkanWeb)
