Avokati Maks Haxhia në një dalje për mediat nga ambientet e SPAK, deklaroi se klienti i tij, Ergys Agasi, për të cilin SPAK ka lëshuar urdhër-arrest, po përdoret politikisht.

Haxhia tha për mediat se Agasi nuk ka përfituar dhe nuk ka lidhje me akuzat që rëndojnë atë dhe për lidhjet me AKSHI-n. Ai tha se Agasi merret me biznes, ndërsa shtoi se klienti i tij nuk është arratisur.

“Moment që po shfrytëzohet nga politika dhe po shihet Agasi si zv.kryeministër. Kontrollet në banesë dhe bërja publike e tyre në media, do të ndiqen të gjitha në rrugë ligjore nga zoti Agasi. Agasi nuk është një person që ka ushtruar detyrë shtetërore. Por ai ka biznes të vetin. Nuk ka asnjë vepër penale dhe ndaj nuk duhet të akuzohesh për miqësi apo njohje. Ai nuk ka asnjë veprimtari në AKSH. Nuk përputhen veprimtaritë e tij me ato të AKSHI-it. Zoti Agasi nuk ka përfituar asnjë tender nga financat që kanë të bëjnë me taksat dhe tatimet e personave, pra nga pushteti. Nuk ka asnjë veprimtari të jashtëligjshme. Sa i përket atyre filmimeve që janë bërë, është një instrument sigurie. Pasi shumë kohë më parë zotit Agasi i janë tentuar të vidhet. Por nuk regjistron zëra, por vetëm lëvizjet. Ai nuk është arratisur, por është në një shtet duke lidhur një marrëveshje. Kur të kthehet, do të përballet me drejtësinë. Në këto momente përkon shumë lëvizjet e Agasit me këto zhvillime politike. SPAK e komprometon kjo nxjerrje e hetimeve.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb