Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi nga Komisioni i Ligjeve deklaroi se PD dhe PL janë tërhequr nga emrat e paraqitur më herët për Avokatin e Popullit.

Gjatë fjalës së tij ai tha se të qënurit kandidat nuk e bën shprehja e vullnetit, por firma e deputetit.

“Një nga funksionet themelore është se çdo akt duhet të jetë në përputhje të konventave që ka ratifikuar vendi ynë. Kemi kaluar dy faza, momenti i parë është vendimi i datës 17 nëntor. Ka një vendim të këtij komisioni, që e keni firmosur ju, në të cilin unë po e lexoj dhe po e shpërndaj për mediat vetëm një fjali; një deputet mund të mbështesë vetëm një kandidat për pozicionin e Avokatit të Popullit. Ky moment ezauruohet përsa kohë kemi një shprehje vullneti nga ana e deputetëve të PD, të grupit të PL-së, për t’u tërhequr nga firmat e dhëna për kandidatët për Avokatin e Popullit. Të qënurit kandidat nuk e bën shprehja e vullnetit, por firma e deputetit. Tërheqja nga firma është akt juridik. Heqja dorë! Kushdo që ka dhënë dorëheqje deri më sot, nuk do të njihet. Kemi një tërheqje, shprehje vullneti të certifikuar. Në momentin kur deputetët janë tërhequr nga firmat, ky proces bëhet nul. Doni apo nuk doni ju! Heqja dorë nga akti juridik njihet. Kush e falsifikoi firmën e kryetarit të Kuvendit?! Jepni përgjigje për këtë gjë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb