Deputeti i PD-së, Sajmir Korreshi deklaroi se aktualisht PD nuk ka kandidatë për Avokatin e Popullit, ndërsa shtoi se lista e parë pasi iu është bërë filtri i parë, nuk iu është dhënë tagri.
Ne komisionin e Ligjeve, Korreshi ironizoi dhe PS-në.
“Meqë thoni se nuk kemi marrë informacion, duhet të ishte kishit marrë dhe ju të bënit propozimet tuaja. Mund të keni një mendim tjetër sot. E para ne kemi hequr dorë nga propozimi i kandidatëve. Po deshët hidhini një firmë, dhe vulë nëse keni merak. Edhe me vulë dhe firmë, vët-vët. Zoti kryetar a do mbani rregull? Ju e keni shkresën, duhet ta relatoni. Ne gjykojmë se nuk duhet të kalojnë emrat e parë, pasi se kanë kaluar barrierat. Nëse bëhet fjalë për firmat që PD ka tërhequr, ky nuk është tagër. Ky parafiltër, ne i kemi tërhequr. Dhe ato që janë marrë para datës për të cilën kemi bërë filtrin e parë, nuk iu është dhënë tagri.”, tha ai.
