Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka prezantuar sot kandidatët për Avokatin e ri të Popullit. Teksa lexonte emrat që kishin marrë votat e nevojshme, Manja pohoi se disa prej tyre nuk kanë plotësuar kushtet ligjore.
“Në Kuvendin e Shqipërisë shprehën interes 26 kandidatë. Në datën 17 nëntor 2025 kemi njoftuar grupet parlamentare dhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, jashtë grupeve, me listën e kandidatëve që plotësonin kushtet ligjore. Për Adriana Kalanë kanë firmosur 44 deputetë. Për Aranita Brahon kanë firmosur 35 deputetë. Për Besim Ndregjonin kanë firmosur 34 deputetë. Për Endrit Shabanin kanë firmosur 35 deputetë. Për Skender Halucin kanë firmosur 30 deputetë. Për Tartar Bazajn kanë firmosur 28 deputetë. Jola Hysaj nuk ka firmat e mjaftueshme si kandidate. Dardan Mustafaj depozitoi kandidaturën jashtë afatit. Shkëlqim Sulo nuk ka siguruar firmat mjaftueshme. Saimir Vishaj nuk ka siguruar firmat e mjaftueshme. Plotësojnë kushtet Adriana Kalaja. Ndërkohë kanë siguruar kushtet ligjore gjashtë kandidatë.”, tha Manja.
Ndonëse Manja lexoi emrat e kandidatëve, PD deklaron se ka tërhequr firmat nga të gjithë kandidatët.
