Roland Bejko, avokat dhe njëkohësisht tifoz i Francës, i ftuar në emisionin “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24”, preku shumë tema që lidhen me ekipin e “gjelave”. Fillimisht, si një njohës i mirë i këtij vendi, Bejko tregoi për arsyen se përse Franca po bën mirë në këtë Botëror.
“Franca e ka merituar gjysmëfinalen pasi ka rikuperuar atë që i ka munguar në dy vitet e fundit, frymën e grupit. Duket sikur kanë vendosur edhe ekuilibra social brenda ekipit.
Në 2010, në Botërorin e Afrikës së Jugut u nda edhe shoqëria franceze, ndaj këtë vit futbolli duket se i ka bashkuar. Ka ndikuar shumë në zhvillimin e klimës paqësore. Sa filloi kampionati Botëror u ndërprenë grevat, qytetarët janë të angazhuar për të ndjekur ndeshjet.
Pika e dobët dhe e fortë e Francës
“Pika e dobët e Francës është krahu i djathtë, Pavard. Nga ana tjetër dua të them se ka edhe një avantazh, i cili është shpërthimi i Mbappe-s.”
Objektivi i Francës
Francezët në fillim ishin të kënaqur nëse do shkonin në 4 ekipet më të mira, pra në gjysmëfinale, por duke parë sesi shkoi kampionati ata tani pretendojnë ta fitojnë.
Kush do ta fitojë “Topin e Artë”
Janë 3 kandidaturat nga ekipi i Francës që mund të fitojnë ‘Topin e Artë. Griezman, Mbappe dhe Varane.
Si pritet të luajë Mbappe kundër Belgjikës
Mbappe edhe sikur fare të mos luajë ka lojtarë të tjerë si Dembele apo Giroud, i cili është shumë i fortë në ajër.
(BalkanWeb)
