Kategoria Superiore do të rikthehet në fundjavë, ku janë planifikuar të zhvillohen 5 duelet e vlefshme për javën e 17-të.   Siparin e kësaj jave do ta ngrejë dueli mes Kukësit dhe Partizanit, i cili do të luhet të shtunën në orën 13:30 në stadiumin “Kukës Arena”.  Ndërkohë po ditën e shtunë, në orën 17:00 në “Niko Dovana” të Durrësit do të zhvillohet dueli mes Dinamo Sitit dhe Egnatias. 

Kjo javë e 17-të do të mbyllet ditën e diel, ku luhen e 3 sfidat e tjera.  Në orën 13:30, luhen paralelisht, Klasikja e futbollit shqiptar Tirana-Vllaznia në “Selman Stërmasi” dhe në “Arena Egnatia” përballja Erzeni-Teuta.  Siparin do ta ulë dueli në Korçë mes Skënderbeut dhe Laçit, i cili do të luhet në orën 17:00.  

AXHENDA E JAVËS SË 17-TË: 

E SHTUNË, 16 DHJETOR: 

KUKËSI-PARTIZANI ORA 13:30 

DINAMO SITI-EGNATIA ORA 17:00 

E DIEL, 17 DHJETOR: 

TIRANA-VLLAZNIA ORA 13:30 

ERZENI-TEUTA ORA 13:30 

SKËNDERBEU-LAÇI ORA 17:00

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: