Java e 20-të e Superiores rezervon dy përballje brenda zonës Final Four. Egnatia mat forcat me Elbasanin, ndërsa Dinamo me Vllazninë.

Gjithçka do të nisë të dielën e 18 janarit. Dy sfida nisin në orën 17:00, pikërisht Flamurtari-Bylis dhe Egnatia-Elbasani.

Më pas të hënën, në tre orare të ndryshme, do të luhen takimet e mbetura. Vora sfidon Tiranën në shtëpi, me sfidën që nis në orën 13:30. Partizani dhe Teuta do të përballen prej orës 17:00.

Java mbyllet me ndeshjen Dinamo-Vllaznia. Ky takim do të luhet tek “Air Albania”.

JAVA XX E SUPERIORES

18 janar(e diel)

Flamurtari – Bylis, ora 17:00

Egnatia – Elbasani, ora 17:00

19 janar(e hënë)

Vora – Tirana, ora 13:30

Partizani – Teuta, ora 17:00

Dinamo – Vllaznia, ora 19:30

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb