Java e 18-të e Superiores do të mbyllë edhe vitin 2025 në elitën e futbollit shqiptar. Ndeshjen janë programuar më 23 dhe 24 dhjetor.
Fillimisht të martën do të zhvillohen dy ndeshjet e para. Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Dinamos rikthehet, ndërsa prej orës 18:00 do të luhet edhe Teuta – Egnatia.
Java do të mbyllet me tri ndeshje të programuara për të mërkurën. Vora mat forcat fillimisht me Bylisin prej orës 13:30. Më pas interesante do të jenë edhe dy takimet e orës 16:30.
Elbasani sfidon Tiranën, ndërsa Vllaznia mat forcat me Flamurtarin. Kështu do të mbyllen 18 javë të Superiores, ndryshe gjysma e kampionatit.
AXHENDA E SUPERIORES, JAVA E 18-TË
23 dhjetor, e martë
Teuta – Egnatia, ora 18:00
Partizani – Dinamo, ora 18:00
24 dhjetor, e mërkurë
Vora – Bylis, ora 13:30
Elbasani – Tirana, ora 16:30
Vllaznia – Flamurtari, ora 16:30
