Abissnet Superiore do të rikthehet me javën 30. Sfidat janë ndarë në tre ditë dhe katër orare të ndryshme. Emocionet nisin me sfidën Flamurtari-Tirana. Ky takim do të luhet të premten, prej orës 19:00.

Të shtunën ndërkohë janë programuar tre sfida. Në të njëjtën kohë, prej orës 17:00, do të luhen Partizani-Vllaznia dhe Egnatia-Bylis.

E shtuna mbyllet me supersfidën mes Dinamos dhe Elbasanit, që nis në orën 20:00 te stadiumi “Air Albania”. Java ndërkohë rezervon edhe një takim për ditën e diel.

Vora dhe Teuta do të masin forcat prej orës 15:00. Teuta akoma shpreson te Final Four, ndërsa Vora ka harruar shijen e fitores dhe është kthyer në pretendent kryesor për rënien.

Java 30 e Abissnet Superiore

3 prill (e premte)

Flamurtari-Tirana (19:00)

4 prill (e shtunë)

Partizani-Vllaznia (17:00)

Egnatia-Bylis (17:00)

Dinamo-Elbasani (20:00)

5 prill (e diel)

Vora-Teuta (15:00)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb