Kategoria e Parë do të kthehet këtë fundjavë. Ndeshjet janë ndarë më 28 shkurt dhe 1 mars.

Të gjitha takimet do të nisin në orën 13:30 dhe vlejnë për javën 24. Fillimisht të shtunën do të futen në fushë Pogradeci dhe Laçi, që luajnë respektivisht në transfertat e Apolonisë dhe  Lushnjës. Në të njëjtën kohë do të jetë duke u luajtur Korabi-Kastrioti.

Një tjetër ekip pretendent për ngjitjen luan në trasfertë. Skënderbeu do të përballet me Luftëtarin në Gjirokastër, pikërisht të dielën. Kujtojmë se tre pretendentët kryesorë për ngjitjen i kishin ndeshjet në shtëpi, gjatë javës së kaluar. Iliria ndërkohë sfidon Kukësin në shtëpi të dielën, ndërsa Besa pret Burrelin.

28 shkurt(e shtunë), ora 13:30

Korabi – Kastrioti

Apolonia – Pogradeci

Lushnja – Laçi

1 mars(e diel), ora 13:30

Iliria – Kukësi

Besa – Burreli

Luftëtari – Skënderbeu

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb